Zgjedhjet e 14 majit, opozita ankimon rezultatin në 6 bashki
Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit ishte një triumf për Partinë Socialiste, që fitoi thellë në 53 bashki dhe opozita arriti të fitonte ngushtë në vetëm 7 bashki. Edhe pse me këtë diferencë të madhe, nuk kanë munguar ankimimet nga opozita në KQZ.
Përveç ankesave të shumta në disa bashki për procesin e numërimit të votave për këshillat bashkiak, koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” ka ankimuar rezultatin në 6 bashki për votat që janë hedhur për kryetarët e bashkive.
Në dy bashkitë ku u votua dhe u numërua elekronikisht, Kamzë dhe Elbasan, koalicioni kërkon përsëritje të votimit, duke pretenduar kompromentimin e paisjeve elektronike të cilat sipas opozitës nuk kanë reflektuar vullnetin e qytetarëve më 14 maj.
Për të mbështetur këtë pretendim, “Bashkë Fitojmë” kërkon që të auditohen nga një kompani ndërkombëtare të gjitha pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik.
Ndërkohë në 4 bashki të tjera, Krujë, Kuçovë, Belsh dhe Rrogozhinë kërkohet përsëritja e procesit të numërimit të votave.
Nëse për Krujën, kërkesa ankimore është rrëzuar nga KAS, mbetet për t’u parë se cila do të jetë vendimmarrja për Kuçovën, Belshin dhe Rrogozhinën, tre bashki ku kandidatët e PS fituan shumë ngushtë, me vetëm disa dhjetëra vota.
Deri në përfundim të procesit të ankimimit, KQZ nuk do mund të certifikojë zyrtarisht fitoren për këta kryebashkiakë. Këto ankimime janë vijim i fazës së parë të kundërshtimit të zgjedhjeve nga opozita, që ka paralajmëruar se pasi të bëj analizën e brendshme do të bëhet gati edhe për protesta.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë