“S’do t’i njohim zgjedhjet në Kamzë”: Kandidati i Berishës: Ishte rezultat makinerie

14 Maj 2023 | 22:48

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Kamzë, Arjan Hoxha i cili humbi përballë Rakip Sulit tha se nuk do ta njohin rezultatin e zgjedhjeve në këtë bashki.

Ai e cilësoi një rezultat makinerie, atë që i dha Rakip Sulit 24 mijë vota në një kohë që siç theksoi në zgjedhjet e 2019, kur nuk kishte asnjë kandidat përballë kishte marrë 10 mijë vota.

“Pajisjet elektronike ishin një dështim total, pasi pajisja e identifikimit elektronik nuk funksionoi në asnjë qendër votimi. Kërkojmë të sekuestrohen serverat në çdo pajisje në të gjitha qendrat e votimit. Hetim për pajisjet që kanë ardhur me 0 garanci. Ne do të mbrojnë votat. Një provë e kristaltë e manipulimit është edhe vetë rezultati në Kamzë. Suli ka marrë 10 mijë vota në 2019 kur garoi vetëm, sot me kandidatë përballë ka marrë 24 mijë. Rezultati është rezultat makinerie, 20 mijë vota më shumë në 2 vite është i pamundur. Rast unikal në historinë  e politikës. Nuk do ta njohim këtë rezultat, kurrë”, tha Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026