10 kuti të numëruara në Kolonjë, kryeson Erion Isai

15 Maj 2023 | 02:36

Erion Isai kryeson në Kolonjë me një diferencë prej 805 votash.

Kryetari aktual i bashkisë është në avancë para kundërshtarit të tij Ethem Lumani, i cili ka grumbulluar 684 vota deri në këtë pikë të numërimit.

Kujtojmë se dita e fundit para zgjedhjeve i gjeti në tension dy kandidatët, ku Isai përfundoi i lënduar në fytyrë për shkak të një konfrontimi fizik me mbështetësit e Lumanit.

Ky i fundit u shpreh se Isai duhet t’i ishte falënderues që gjendja nuk agravoi, ndërsa e akuzoi se bëri fushatë edhe në ditën e heshtjes zgjedhore.

Për të ndjekur rezultatin në kohë reale klikoni këtu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026