Fitoi në Pukë, reagon Rrok Dodaj: Triumfi i lirisë, qytetarët ndëshkuan arrogancën
Rrok Dodaj, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, arriti të fitonte në Bashkinë e Pukës me 3480 vota ndërkohë që kandidati i Partisë Socialiste, Gjon Gjonaj mori 2507 vota.
Ai ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku e ka quajtur këtë fitore si triumf të lirisë
“Të dashur qytetarë!
Në këtë ditë të shenjtë të triumfit të lirisë, të vlerave qytetare dhe dinjitetit njerëzor, më lejoni të shpreh me përuëlsi falënderimet e mia më të përzemërta për çdo votues, i cili me vullnetin e plotë, shprehu besimin e palëkundur, se ne mundemi t’ia dalim për t‘i rikthyer Pukës shpresën dhe ardhmërinë e saj.
Nga sot, Puka dhe njësitë e saj, i dhanë vetes dimensionin kuptimplotë të lirisë, pasi ndëshkuan me votë arrogancën si model drejtues! Sot ka fituar qytetaria, ka fituar dimensioni i njeriut të thjeshtë! Zotohem se do jem drejtuesi i të gjithë pukjanëve, pa dallime politike, fetare dhe krahinore!
Fitorja është e juaja! E gëzofshim bashkërisht!”-shkruan Rrok Dodaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi