VIDEO| Beleri fitoi me 19 vota, mbështetësit nisin festimet në shëtitoren e Himarës
Një garë tepër e fortë u zhvillua në Bashkinë e Himarës, ku kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Fredi Beleri, mund të fitonte me vetëm 19 vota përpara kandidatit të Partisë Socialiste, Jorgo Goro.
Beleri mundi të siguronte 50.12% të votave, ose 3837, ndërkohë që Goro siguroi 49.88% të votave, ose 3818 vota.
Fitorja e Belerit ka bërë që përkrahësit e tij të mblidhen në shëtitoren e Himarës dhe të nisin festimet.
Beleri aktualisht ndodhet në burg, pasi u arrestua 3 ditë përpara zgjedhjeve për blerje votash nga Prokuroria e Vlorës.
Kreu i PBDNJ Vangjel Dule, deklaroi se fitorja i është komunikuar në burg Belerit dhe pritet lirimi I tij për të marrë drejtimin e Baashkisë së Himarës.
Nëse Beleri dënohet me vendim të formës së prerë atëherë mandati nuk I kalon Belerit, por bashkia kalon përsëri në zgjedhje të parakohshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve