Djali i Fredi Belerit për Euronews: Jemi të emocionuar, por dhe të mërzitur
Petro Beleri, djali i kandidatit fitues në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, ka dhënë një prononcim të shkurtër për Euronews Albania, pas shpalljes së rezultatit.
Beleri u shpreh tepër i emocionuar dhe theksoi se sot është një ditë shumë e madhe për Himarën.
Në lidhje me gjendjen e babait në burg ai nuk dha shumë detaje, pasi tha se nuk i lejohet të komunikojë me të.
“Jam shumë i emocionuar, sot është një ditë e madhe për Himarën. Shikoni çfarë bëhet këtu.
Nuk më lejojnë të flas me babain, nuk e di nëse e ka marrë vesh për fitoren.
Është një lojë politike që duhet ta zgjidhim. Jemi njerëz të thjeshtë dhe duam të bëjmë sa më mirë të mundemi. Jemi të gëzuar, por jemi dhe të mërzitur nga situata. Pasi nuk kam asnjë informacion se ku ndodhet babai im nuk di asgjë”, tha Beleri.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve