PD humbet bastionet e djathta, Lajla Përnaska: Ndihem e trishtuar, gabimi i opozitës

15 Maj 2023 | 14:40

Kandidatja për Bashkinë e Tiranës, Lajla Përnaska nga Partia për Drejtësi, Integritet dhe Unitet ka marrë deri më tani 1518 vota.

Në një intervistë për Euronews Albania ajo tha se duhet të arrijmë standardin zgjedhor me këtë proces ndërsa theksoi se në Tiranë do të vazhdojë të qeverisë pakica e shumicës.

E pyetur për rezultatin e zgjedhjeve në Shkodër, Përnaska nënvizoi se është e trishtuar se këtë radhë këtë bashki e fitojë PS.

“Duhet të arrijmë standardin zgjedhor me këtë proces. Në raport me rezultatin duket qartazi që edhe në Tiranë do të vazhdojë të qeverisë pakica e shumicës.

Më shumë se e surprizuar jam e trishtuar.  Lexohej paraprakisht dhe një disavantazh i ndjeshëm i opozitës dhe në këtë garë nga mënyra se si opozita u fut e përçarë. Nuk gjetën as vullnetin, as aftësinë as drejtuesit kryesorë të saj që ta unifikonin të gjithë energjinë për të bërë një garë të fortë. Jam e bindur që kapacitetet brenda të djathtës janë shumë herë më të mëdha se sa ato që u përfaqësuan dhe nga siglat politike opozitare dhe brenda kësaj gare”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026