Raporti paraprak i OSBE/ODIHR, Glover: Fushata e qetë, por e polarizuar

15 Maj 2023 | 15:26

Shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover në konferencën e parë pas zgjedhjeve të 14 majit tha se dita e votimit ishte e paqësore por pati ndikim nga partitë dhe votimi në grup.

Glover u shpreh se shqetësuese gjatë fushatës ishte ndikimi i partive kryesore politike tek media por edhe presioni ndaj administratës.

Glover gjithashtu nënvizoi se procesi pati një problematikë që ishte përqendrimi i fushatës jo tek kandidatët por te forcat politike, duke penguar zgjedhësit të bënin zgjedhjen në interes të tyre.

“Kandidatët nuk kanë zhvilluar debate me njëri-tjetrin por kanë përdorur gjerësisht rrjetet sociale. Lidhja e mediave me partitë kryesore politike është shkak ndikim në mungesën e lajme të paanshme. Shqetësim është presioni i bërë ndaj administratës publike. Në rastin e zgjedhjeve vendore duhet të zgjedhin kandidatin që është më i mirë për komunitetin e tyre, ndaj platformat e këtyre kandidatëve duhet të trajtojnë çështjet në interes të qytetarëve. Fushata u përqendrua në politikën dhe partitë kombëtare dhe jo në çështje me rëndësi për qytetarët”, tha Glover.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026