Humbja në Shkodër dhe a do të ketë dorëheqje, Berisha flet për herë të parë

16 Maj 2023 | 13:53

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi për herë të parë rezultatin e zgjedhjeve në Shkodër, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” humbi si asnjëherë gjatë 32 viteve të fundit.

Berisha tha se në Shkodër janë hedhur dhjetëra milionë euro, si dhe qytetarët votuan nën rrethimin e bandave të lidhura me qeverinë.

Pyetjes së gazetarëve nëse do të japë dorëheqjen, Berisha zgjodhi t’i përgjigjej duke thënsë se kurrë “ai nuk dorëzohet përpara krimit”.

“Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha pollet e kundërshtarëve tani, por dhe tonat e nxirrnin Bardh Spahinë 14 ose 16 pikë përpara. Nëse t’i, apo ndonjë tjetër mendon se Sali Berisha tërhiqet përpara krimit, ai sheh veshin e tij pa pasqyrë. Kurrë, unë nuk tërhiqem përpara bandave të krimit shtetëror dhe jo shtetëror. Shkodra është shembulli më i shëmtuar ku u votua nën rrethim nga banditët e Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën dhjetëra milionë euro. Jam i bindur se qytetarët e Shkodrës nuk do ta pranojnë pushtetin e krimit”, tha Berisha.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026