Pse u rrit PSD e Tom Doshit nga veriu në jug? Gazetari zbulon strategjinë

17 Maj 2023 | 09:53

Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar në Euronews Albania rritjen e peshës elektorale të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit. Lita tha se votat e PSD kanë pësuar rritje nga veriu në jug dhe kjo ka ardhur si pasojë e një strategjie të veçantë elektorale që quhet patronazhimi i kutisë së votimit.

Sipas gazetarit PSD bashkëpunon ngushtë me Partinë Socialiste e cila i jep listat e votuesve në çdo kuti, duke identifikuar qartë votuesit besnik të PS-së. PSD mundohet që nga lista, të targetojë pjesën vulnerabël të votuesve që nuk janë me Partinë Socialiste.

“Partia Socialdemokrate bashkëpunon shumë ngushtë me Partinë Socialiste. PSD është pjesë e një strategjie shumë të veçantë elektorale, që quhet patronazhimi i kutisë së votimit. Pra në një qendër votimi, ka më pak se 1 mijë votues, ku PS identifikon votuesit e saj dhe e le një pjesë të listës ta targetojë zoti Doshi me partinë e tij. Nëse një kuti ka 1 mijë vota, PS identifikon 400 votuesit e saj dhe i jep listën e votuesve Partisë të Tom Doshit, që të arrijë të identifikojë shtresat vulnerabël, ish-socialistë, ish-demokratë, në atë zonë në atë kuti për të bërë diferencën. Ata janë në aleancë të jashtëzakonshme me PS-në në qendrat e votimit dhe në kutinë e votimit”, tha Lita.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026