U arrestua me pretendimin se po blinte vota, lirohet Murati. Deklarimet në gjykatë

17 Maj 2023 | 11:56

Lirohet nga qelia Bedri Murati i arrestuar disa ditë më parë me dyshimet se po kryente veprime për të orientuar votën e qytetarëve në Krujë për koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë, ka caktuar masën detyrim paraqitje ndaj Bedri Muratit, i cili u arrestua nga policia e Krujës, i arrestuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”. Gjykata e Tiranës e nxori nga  burgu duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Nderkohë me kërkesë të prokurorit gjykata e Tiranës ka shpallur mos kompetencën duke ia kaluar SPAK-t për veprime të mëtejshme. Policia njoftoi sekuestrimin e një shume prej 69 000 lekë të reja, 50 euro dhe 2 lista me emra qytetarësh. Sa i përket parave që iu sekuestruan Muratit, burime bëjnë me dije se ai ka pretenduar, se “një shumë të tillë, nuk është gjë e pazakonte që çdo qytetar ti ketë në xhep për përdorim vetjak dhe familjar”.

48-vjeçari i është përgjigjur edhe Oficerit të Policisë Gjyqësore lidhur me listat zgjedhore që iu gjetën në momentin e arrestimit. Teksa autoritetet dyshojnë se listat emërore përfshinin emra të qytetarëve që do u jepeshin para në këmbim të votës, vetë Murati ka dhënë një version tjetër. Gjithashtu, edhe përfaqësues të subjektit politik për të cilin ishte angazhuar Murati, kanë dhënë pretendimet e tyre lidhur me listat emërore që u gjetën në automjet.

“Çdo subjekt zgjedhor disponon materiale të tilla, për të identifikuar zgjedhësit, nëse ndodhen në Shqipëri, janë votues të mundshëm apo jo dhe ndarë pikat programore të një subjekti politik të caktuar me qytetarët. Unë po verifikoja nëse disa prej zgjedhësve jetojnë apo jo, pasi bëhet fjalë për disa emra të moshës së tretë”, thanë përfaqësuesit ligjor të Muratit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026