Balluku në aksin Orikum-Dukat: Infrastruktura nuk bëhet për arsye elektorale
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi këtë të mërkurë ecurinë e punimeve për rrugën Orikum-Dukat, i cili nesër pritet të hapet për qarkullimin e mjeteve.
Në fjalën e saj Balluku, theksoi se ndërtimi i tunelit të Llogarasë dhe zgjerimi i aksit Orikum Dukat, janë pjesë e strategjisë së qeverisë për zhvillimin e turizmit dhe këto vepra do të përfundojnë brenda vitit 2024.
“E gjithë zona e infrastrukturës së jugut, duke e nisur nga bypassi i Fierit dhe duke vazhduar pastaj me Fier-Levan-Vlorë, duke vazhduar me rrugën e aeroportit e cila lidhet me autostradën, me bypassin e Vlorës, me Orikum-Dukatin dhe padyshim me tunelin e Llogarasë, janë një nga pjesët më të mirë studiuara që ne kemi sot në Republikën e Shqipërisë, por që mbarojnë dhe më shpejt. Pra, në vitin 2024 të gjitha këto akse që unë përmenda do të jenë të gjitha funksionale”, tha Balluku duke shtuar se përmes këtyre projekteve jugu do të ketë një infrastrukturë moderne, të përfunduar me të gjithë komponentët e saj të integruar dhe të lidhur.
Balluku tha se përmirësimi i rrezeve të kthesave dhe zgjerimi në këtë aks rrugor bëhet me qëllim rrirjen e sigurisë rrugore dhe shpejtësisë së lëvizjes. Ky investim sipas saj bëhet i mirë studiuar për të lidhur veriun me jugun dhe për të lidhur Shqipërinë me rajonin.
“Tashmë infrastruktura në Shqipëri nuk bëhet as për arsye elektorale dhe as për kërkesat apo dëshirat e kujtdo. Bëhet në mënyrë të studiuar për të lidhur veriun me jugun dhe për të lidhur Shqipërinë me rajonin, duke e kthyer Shqipërinë në një nga vendet më të rëndësishme përsa i përket ndërlidhjes së infrastrukturës rrugore, por pa harruar edhe atë hekurudhore e cila është një nga komponentët e rinj të infrastrukturës për lidhjen e Shqipërisë me të gjithë rajonin”, nënvizoi Balluku.
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik