Bileta e dytë për finalen, Man City pret Real Madrid. Ancelotti i frikësohet Haaland

17 Maj 2023 | 15:47

Mancester Siti ka humbur vetëm 1 përballje ndaj Realit të Madridit në Ligë ne Kampionëve nën drejtimin e Pep Guardiolës. ‘The citizens’ numërojnë 3 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje, ndërsa mbrëmjen e kësaj të mërkure mund të shkruhet historia.

Në 21:00 në Etihadh luhet përballja e dytë gjysmëfinale, ndërsa vetëm një biletë është në dispozicion. Të dyja skuadrat synojnë të shtojnë më tej trofetë në kabinetet e tyre, ndërsa kushdo që të fitojë, në finale do të ndeshet me Interin.

Trajneri i madrilenëve është shprehur se ndihet i emocionuar në prag të kësaj sfide vendimtare.

“Jam shumë i qetë, i emocionuar dhe me besim. Nesër e di ndjenjën dhe do të kem ndjenja të këqija, që Haland do të shënojë, që De Bryjn do të shënojë një gol nga jashtë… Do të duhet të mendoj për driblime të Vinit, se Karim do të shënojë… Nuk është e lehtë të arrish këtu dhe do ta shijojmë”, tha Anceloti.

Mungesa e vetme është Ake tek vendësit, ndërsa 14 herë kampionët e Evropës vijnë me organikën e plotë. Skuadra e Guardiolës është e pamposhtur në 25 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën e kampionëve, ku ka 23 fitore dhe2 barazime. Përballja e së mërkurës i është besuar polakut Marçiniak.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026