“U nxeh se nuk i hapi telefonin”- Flet gruaja që bashkëshorti i vrau motrën

17 Maj 2023 | 16:42

Bashkëshortja e 58-vjeçarit Tefik Tashi që vrau me sëpatë kunatën në Elbasan, njëkohësisht motra e viktimës tha për mediat se konflikti ishte i papritur.

Ajo tregoi se bashkëshorti i saj, me të cilin ishte martuar prej dy vjetësh, ishte nxehur me viktimën se nuk i kishte hapur telefonin.

“E shau një herë keq, kishte pirë, u zunë dhe që aty e mori inat. Kërkoj drejtësi, të dënohet deri në fund se e ka hak. Konflikti ishte i papritur, punë telefoni pse nuk e hapi, ishte nxehur keq, erdhi nga puna”, tregoi ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kusarth të Elbasanit. Shtetasja Alma Qevani 44 vjeçe u vra me sëpatë nga kunati i saj. 44-vjeçarja u gjet e gjakosur në anë të rrugës në fshatin Kusarth. Edhe pse u transportua me urgjencë në spital, ajo nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026