“Babai im është si shkëmb” – Djali i Fredi Belerit flet për mediat greke
Djali i Fredi Belerit ka folur për mediat greke ku ka thënë se ka kontaktuar vetëm dy herë me babin e tij në burg.
Ai ka treguar se në momentin që e vuri në dijeni se kishte fituar zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë e Himarës, Beleri ishte gëzuar.
Më tej Petro Beleri tha se psikologjikisht i ati është si “shkëmb”, mirëpo ka kërkuar transferimin e tij në spital pasi ka shfaqur disa probleme të tjera shëndetësore.
“Kam kontaktuar dy herë, një herë të enjten pas arrestimit dhe dje, të martën, e pashë për herë të parë zyrtarisht për pesë minuta. Psikologjikisht është gur, u gëzua sepse është një punë shumëvjeçare”, tha djali i Belerit.
I pyetur për të komentuar deklaratat e Ramës dhe akuzat që i janë bërë babait të tij, djali i tij tha se lidhur me këtë çështje kërkojnë ndihmën e Greqisë dhe të Europës.
“Këtu duam ndihmën e Greqisë dhe Europës. Kjo nuk është e drejtë. Avokatët na bëjnë të ditur se në shkresat e lëndës nuk ka prova për atë që e akuzojnë”, shtoi ai, duke theksuar më tej se kryeministri Edi Rama ishte angazhuar personalisht në fushatën për Bashkinë e Himarës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus