Prapaskenat/ A do rikthehet Lulzim Basha? Gazetari zbulon çfarë po zien në PD
Gazetari Ardit Hoxha tha në emisionin Now në Euronews Albania se dorëheqja e Enkelejd Alibeajt nga drejtimi i partisë i hap rrugën mbledhjes së kryesisë për të zgjedhur një kryetar të përkohshëm.
Më tej do jetë këshilli kombëtar që do të caktojë datën e zgjedhjeve për kryetarin e ri sipas parimit 1 anëtar 1 votë.
“Dilema këtu është nëse do kemi një rikthim të Lulzim Bashës për të kandiduar për kryetar të PD apo do të ketë ndonjë tentativë të fundit për t’u bashkuar me grupin tjetër”, tha Hoxha.
Ai tregoi se ditën e sotme Sali Berisha është takuar në selinë e PD me deputetin mbështetës të grupit Alibeaj, Dashnor Sula vetëm pak orë pas takimit me Metën.
“Është interesante duke pasur parasysh balancat e grupit zyrtar të PS, qasjes që ka pasur Sula; që nga një anë mbështeti primaret dhe nga ana tjetër mbështeti Alibeajn si kreu i grupit parlamentar. Me largimin e Këlliçit dhe Boçit, zëra flasin se dy deputetët që i zëvendësuan janë mbështetës të Berishës. Do të duhet të shihet qëndrimi që do të mbajnë kur të votohet kreu i grupit apo do kemi një përpjekje të fundit për t’u bashkuar të dyja pjesët e PD”, tregoi gazetari Hoxha.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë