Krimet zgjedhore| Regjistrohen 31 kallëzime, prokuroria jep detaje
Prokuroria e Përgjithashme ka bërë një bilanc të veprave penale në fushën e zgjedhjeve, të evidentuara gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale.
Prokuroria bën me dije se janë regjistruar gjithsej 31 kallëzime penale prej të cilave është vendosur mosfillim i hetimeve për 3 prej tyre. Ndërkohë që raportohet se 28 rastet e tjera janë në hetim.
Prokuroria bën me dije se janë arrestuar në flagrancë 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë.
NJOFTIMI:
Deri në datën 18.05.2023 Prokuroritë e Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm kanë raportuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, mbi veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve si më poshtë:
- Janë paraqitur 9 kallëzime nga subjekte politike dhe institucione dhe 21 referime nga policia gjyqësore e Drejtorive Vendore të Policisë dhe e Komisariateve të Policisë.
- Janë regjistruar gjithesej 31 kallëzime penale. Prej të cilave:
5 kallëzime penale në Prokurorinë e Elbasanit;
4 kallëzime penale në Prokurorinë e Vlorës;
4 kallëzime penale në Prokurorinë e Beratit;
3 kallëzime penale në Prokurorinë e Durrësit;
3 kallëzime penale në Prokurorinë e Kukësit;
3 kallëzime penale në Prokurorinë Gjirokastër;
2 kallëzime penale në Prokurorinë Fier;
2 kallëzime penale në Prokurorinë e Dibrës;
2 kallëzime penale në Prokurorinë Tiranë;
1 kallëzim penal në Prokurorinë e Korçës;
1 kallëzim penal në Prokurorinë Shkodër; dhe
1 kallëzim penal në Prokurorinë Sarandë.
- Janë regjistruar gjithësej 18 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 326/a, 327/1, 328, 328/a/1, 329, 330, 331/a, 190, 248, 84 të Kodit Penal. Prej të cilave 4 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Korçës, 1 në Prokurorinë e Kukësit, 4 në Prokurorinë e Beratit, 1 në Prokurorinë e Fierit, 1 në Prokurorinë e Shkodrës, 1 në Prokurorinë e Vlorës, 2 në Prokurorinë e Gjirokastër, 1 në Prokurorinë e Sarandës dhe 2 në Prokurorinë e Tiranës.
- Është vendosur mosfillim i hetimeve për 3 kallëzime penale, prej të cilave 2 mosfillime nga Prokuroria Dibër dhe 1 mosfillim nga Prokuroria Gjirokastër.
- Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.
- I është atribuar vepra penale 25 personave.
- Janë arrestuar në flagrancë 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë.
- Është caktuar si masë sigurimi “arrest në burg”, vetëm për një person nga Prokuroria Vlorë.
- Janë kaluar për kompetencë hetimi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 3 procedime penale, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.
LEXO GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq