Zbulohet data kur Beleri del në GJKKO, caktohet gjyqtarja e çështjes (Emri)
Fredi Beleri del para Gjykatës së Posaçme ditën e hënë në orën 13:00 për tu vlerësuar me masën e sigurisë edhe nga kjo gjykatë, pasi Gjykata e Vlorës shpalli moskompetencën. Gjyqtare e çështjes është Atalanta Zeqiri, ndërsa do të përfaqësojë organin e akuzës (SPAK), Dorina Bejko.
Beleri u arrestua gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes, dy ditë përpara zgjedhjeve, nën dyshimet si i përfshirë në shit-blerjen e votave.
Beleri ndodhej në ambientet e restorantit të tij në Himarë kur u shoqërua ne polici.
Ai u shoqërua nga efektivë të prokurorise Vlorë, në drejtim të komisariatit dhe më pas u transferua në komisariatin e Vlorës.
Bashkë me Belerin u shoqëruan dhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve bën pjesë në shtabin e Fredi Belerit. Personi në fjalë vuante nga problemet e zemrës, dhe disa orë pas shoqërimit të tij në polici është thirrur ambulanca që e ka marrë dhe e ka transferuar drejt spitalit pasi ka shfaqur probleme.
Pas tre orësh nga shoqërimi u lirua avokati personal i Fredi Belerit si dhe njëri prej të shoqëruarve.
Në fletën e arrestit të lëshuar ndaj Belerit theksohet se ai u ndalua në flagrancë duke blerë vota, ndërkohë që në dosjen hetimore thuhet se shitblerja e votave ndodhi në mesditë nga një i afër i Belerit dhe arrestimi i tij u bë në darkë.
LEXO GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi