“Greqia na ka informuar”- Çështja Beleri mbërrin në Senatin Amerikan

19 Maj 2023 | 09:24

Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm të Senatit Amerikan të dy zyrtarëve të lartë të DASH, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar, është diskutuar edhe për çështjen e arrestimit të Fredi Belerit.

Ka qenë kryetar i këtij komisionit, Bob Mendez, ai që ka kërkuar të mësojë në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, duke e cilësuar shqetësues një akt të tillë të ndodhur disa ditë përpara zgjedhjeve.

“Unë e kuptoj se garantimi i zgjedhjeve të lira të ndershme është i rëndësishëm. Por jam i shqetësuar. Greqia na ka informuar se do të ketë impakt negativ për çështjen e integrimit. Çfarë po bëjmë që autoritetet shqiptare t’i binden rendit”, tha Mendez.

Por këshilltari i lartë amerikan i DASH-it, Chollet ka reaguar duke u shprehur se për këtë çështje kanë kërkuar më tepër informacion nga ana e ambasadës amerikane në Tiranë.

“Kemi dëgjuar nga ambasadori grek dhe kemi njoftuar dhe ambasadën në Tiranë për të kuptuar se çfarë po ndodh”, tha ai.

Ndërkohë Menendez u shpreh se problemi rëndohet më tepër pasi ngjarja ka ndodhur vetëm 2 ditë para zgjedhjeve.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026