Nën masa të rrepta sigurie, bëhet betimi i kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut
Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, është betuar këtë të premte 19 maj, para Kuvendit Komunal, procedurë kjo solemne për të marrë detyrën si kryetar.
Atiç në këtë seancë që u mbajt në masa të rrepta sigurie, emëroi edhe nënkryetaren e re të Komunës. Ajo është Katarina Axhançiç dhe vjen nga radhët e komunitetit serb.
Pas betimit, Atiç para mediave ka thënë se do të punojë me të gjithë qytetarët, pa dallim, shkruan rel
“Ne me gjithë ekipin, do të punojmë për të gjithë qytetarët pa dallim dhe pa diskriminim. Angazhimin më të madh do ta bëjmë për ta normalizuar këtë pjesë të komunës. I bëj ftesë të gjithë qytetarëve që të na takojnë, të na vizitojnë dhe të bashkëpunojmë sa më mirë për të mirën e qytetarëve”, ka deklaruar Atiq në një deklaratë për media pas betimit.
Kurse, Axhançiç ka thënë se ajo mendon se është koha për të folur për prioritetet e qytetarëve në veri.
“Qytetarët tanë meritojnë ta bëjnë jetën e tyre më të lehtë dhe më të mirë. Vendosëm që të kemi një ekip të mirë, bashkëpunim të mirë me qytetarët dhe së bashku do të bëjmë gjithçka që mund të bëhet”, është shprehur Axhançiç.
Ajo ka shtuar se nuk ka pasur takime me përfaqësuesit e komunitetit serb në veri, por ka paralajmëruar se do ta bëjë një gjë të tillë.
LEXO GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut