Vuçiç: Nuk do t’i pranojmë kryetarët në Veri
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur sot se u ka kërkuar serbëve ta ruajnë qetësinë, para betimit që do të bëjnë katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës.
“Nesër do të mbahet. Ata do të tentojnë të mbajnë seanca konstituive në ndërtesën në veri të Mitrovicës, për tri komuna, dhe të zgjedhin kryetarë të rremë, me mbështetje të QUINT-it, të zgjedhur në zgjedhje të rreme”, u ka thënë Vuçiç gazetarëve në Novi Sad.
Vuçiç ka thënë më 18 maj se një ditë më parë, ai e ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtitt, Derek Chollet dhe ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.
Sipas tij, në takim është diskutuar për situatën “e tensionuar në veri të Kosovës”, e cila, sipas tij, është konstante.
“Po u kërkoj serbëve që ta ruajnë paqen, pasi ata nuk do të pranohen kurrë si kryetarë”. Sipas tij, kjo është përpjekje për presion mbi serbët që të largohen nga shtëpitë e tyre. Më 23 prill, në komunat veriore, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Beogradi zyrtar nuk i njeh rezultatet e këtyre zgjedhjeve, dhe ato i ka konsideruar “jodemokratike dhe joligjore”.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare