“Greqia përsëri në zgjedhje në korrik”, Kulla: Rezultatet e sotme s’janë afatgjata
Analisti Ilir Kulla, ka komentuar zgjedhjet në Greqi.
I ftuar në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, ai theksoi se dhe nëse Kyriakos Mitsotakis merr 151 deputetë në këto zgjedhje sërish do të shkojë në zgjedhje të tjera në korrik të këtij viti
Sipas tij kjo do të ndodh për shkak zgjedhjeve evropiane që sipas tij janë shumë të rëndësishme për Greqinë.
“Të majtët janë të ndarë. Partia komuniste ka dalë gati 9% që është një numër goxha i lartë. Nëse të majtët do të kishin qenë në një listë, rezultati do të ishte shumë më ndryshe. Demokracia e Re mesa duket ka marrë votat që dikur kanë qenë vota ta Agimit te Artë. Dyshoj se do marrë 151 deputetë. Mendoj se Mitsotakis i duhet një mazhorancë e sigurt sepse vitin që vjen kanë zgjedhjet europiane që janë shumë të rëndësishme për Greqinë. Edhe sikur të marrë 151 deputetë, ai përsëri do të shkojë në zgjedhje”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut