Defender 2023, Kim: Jemi këtu si aleatë, së bashku ne mund të kryejmë çdo mision

22 Maj 2023 | 10:27

Stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” nisi ditën e sotme në Tiranë.

E pranishme ishte dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila në fjalën e saj ajo tha se Shqipëria ka ndryshuar ndër vite dhe kjo është historike.

Ajo citoi fjalët e Heroit tonë Kombëtar Skëndëbeut duke thënë se ‘Bashkimi bën fuqinë”, teksa tha se amerikanët ndodhen në Shqipëri si aleatë e si miq.

Më tej ajo nënvizoi se nëse do të jenë të bashkuar SHBA e Shqipëria, mund të kryejnë çdo mision

“Shqipëria ka ndryshuar dhe kjo është historike. Jemi këtu si aleatë, miq partnerë, amerikanë dhe shqiptarë krahë për krahë. Nuk mund të mos kujtoj fjalët e Skëndërbeut, Heroit Kombëtar të Shqipërisë e  madje Heroit tim vetjak ‘Bashkimi bën fuqinë”. Që nga Defender 2021 dhe deri të përgatitja e Defender Europe 2023, Shqipëria dhe SHBA po bëjnë më shumë se kurrë më parë së bashku. Kemi ndërmarrë hapa të mëdhenj së bashku.  Defender 2023 është krijuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe  ndërveprueshmërinë ushtarake në SHBA dhe aleatëve tanë të NATO-së. Kjo do të na tregojë ne dhe botës që së bashku ne mund të kryejmë çdo mision”- tha Kim.

Rreth 7 mijë  trupa amerikane dhe 17 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere do të marrin pjesë në stërvitjen që do të shtrihet në 10  vende të ndryshme evropiane. Në kuadër të stërvitjes rreth 7 mijë  pajisje u dërguan nga SHBA për në Evropë ndërkohë që do të angazhohen edhe 13 mijë pajisje të tjera, të nxjerra nga stoqet e të pozicionuara paraprakisht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026