Balla: Avokati i Popullit zgjidhet siç e përcakton Kushtetuta, thirrja për opozitën
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur se duhet një Avokat i Popullit ashtu siç e përcakton Kushtetuta.
Në një deklaratë për mediat, Balla tha se Avokati i Popullit duhet të jetë i paanshëm politikisht.
Më tej ai i bëri thirrje opozitës që të heqë dorë nga mënyra për të votuar 10 kandidatë me nga 28 firma pasi kjo nuk është e pranueshme.
“E kam thënë qartë, ne na duhet një avokat populli siç e përcakton Kushtetuta, një avokat populli që të jetë i paanshëm politikisht. Arsyeja pse kemi refuzuar një kandidaturë ishte se ne nuk mund të votonim avokatin e PD-së, si Avokat i Popullit.
Opozita duhet të heq dorë nga historia që mbështesin 10 kandidatë me 28 firma a thua se kanë 280 deputetë. E rëndësishme është që kandidati për Avokat të Popullit mos të jetë pjesë e një partie politike aktualisht”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West