“Greqia e pakonkurueshme në turizëm nga Shqipëria”, Zak Topuzi sqaron arsyet
Zak Topuzi, kryetari i shoqatës së hoteleri-turizmit, theksoi se Greqia është një nga vendet më të pakonkurueshëm përsa i përket turizmit.
Në një intervistë për emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ai tha se në Greqi ka shumëllojshmëri të plazheve, ndërsa foli për strategjinë që po përgatisin në Shqipëri.
Sipas tij, nëse punohet në bazë të strategjisë, vendi ynë mund të kthehet një pikë shumë e rëndësishme turistike në Ballkan.
‘Greqia është e pakonkurueshme; është vendi që nuk mund të konkurrohet sot; është një nga liderët botëror për shumëllojshmërinë e plazheve. Merr gati 10 miliardë euro në vit vetëm nga turizmi elitar. Ne jemi duke përgatitur një strategji të re për turizmin. Nëse kjo strategji do të parashikojë atë që thonë ekspertët, vendi ynë mund të kthehet në një pikë shumë të rëndësishme turistike të Ballkanit”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut