Kush fitoi nga dyshja Berisha-Meta? PL mori 42% të mandateve në Këshillat Bashkiakë
Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit duket se nuk ishte dhe aq zhgënjyes për të gjitha partitë përbërëse të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Defakto peshën më të madhe e mbajti Sali Berisha, i cili nxori kandidatë në pothuajse të gjitha bashkitë e vendit, por arriti të fitonte vetëm 7 të tilla.
Ndërsa Ilir Meta, cili e kishte bërë të ditur që në krye të herës se objektivi i tij do të ishin këshillat bashkiak ka arritur të sigurojë jo pak, por 126 mandate. Të njëjtin numër këshilltarësh që ka siguruar edhe Partia Demokratike Zyrtare.
Sigla e koalicionit bashkë fitojmë arriti të siguronte vetëm 251 mijë vota, çka do të thotë 297 mandate për këshillat bashkiak në rang vendi.
Nga këto, 126 këshilltarë i takojnë Partisë së Lirisë, ndërsa pjesa tjetër, 171 do të ndahen mes Sali Berishës, PDK-së së Nard Ndokës dhe PBDNJ-së së Vangjel Dules, dy partitë e tjera përbërëse të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Nga përllogaritjet rezulton se Ilir Meta ka arritur të sigurojë 42% mandateve që prodhoi aleanca mes Berishës, Ndokës dhe Dules.
Kryeqyteti, i cili ka edhe peshën më të madhe me 61 mandate këshilltarësh, dyshja Meta-Berisha ka arritur të sigurojë vetëm 15 ulëse. Nga të cilat Partia e Lirisë kryeson me 8 mandate, ndërsa Rithemelimi me një më pak, 7 të tilla.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh