Ndihmoi Rexhën të largohej, Ervis Kurtit i komunikohet arresti. Zbardhen akuzat

24 Maj 2023 | 09:41

Vetëm pak orë pasi u shoqërua në ambientet e komisariatit të Kavajës, Ervis Kurtit, mikut të Habib Rexhës i është komunikuar arrestimi nga Policia. Ai akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”.

Vetë Rexha dëshmoi në polici se ishte në shoqërinë e një mikut të tij kur ka parë Arjan Gosën dhe në gjaknxehtësi e sipër e ka vrarë me një plumb në kokë.

Ai rrëfeu se miku i tij e kishte shoqëruar me makinë pas vrasjes në fillim drejt Durrësit e më pas në Kukës.

Rexha u vetëdorëzua në polici 2 ditë pasi vrau me një plumb në kokë Arjan Gosën në Kavajë, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij Altin Rexha, 2 muaj më parë.

Në dëshminë e tij në polici, Rexha ka thënë se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën dhe se në makinë ka qenë me një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës.

Pavarësisht deklarimeve të autorit të krimit, policia ka arrestuar mikun e tij për dy vepra penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4

Tre objekte janë shembur këtë të enjte në Vlorë, në kuadër të vijimit të projektit që lidh Rrugën Transballkanike me Portin dhe vazhdimësinë e Lungomares...
11:55 | 25/06/2026

Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve ka folur lidhur me kërkesën e tyre për zhvillimin...
11:29 | 25/06/2026

Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në superstradën Laç-Lezhë. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një tip...
11:11 | 25/06/2026