A do të ketë sërish zgjedhje në Himarë? Deputeti i PS analizon çështjen Beleri

24 Maj 2023 | 11:30

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Metaj, ka komentuar gjatë në një intervistë për Euronews Albania arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Metaj tha se arrestimi është një çështje e drejtësisë për një akuzë penale për të cilën Beleri ka rënë në përgjime.

“Mos të marrim rolin e dretësisë, pasi drejtësia është mjaftueshëm e drejtë dhe profesionale për të dhënë drejtësi. Po flasim për një abuzim të kryer në kundërshtim me ligjin dhe të kapur në flagrancë. Për të parë nëse drejtësia është e kapur, mjaftojmë të shohim se mjaft zyrtarë të lartë nga radhët e PS janë duke u përballur me ligjin”, tha Metaj.

Pyetjes nëse PS është e gatshme për të shkuar në zgjedhje në Himarë, nëse Beleri nuk betohet dhe nuk merr mandantin, Metaj iu përgjigj duke thënë se Partia Socialiste është një forcë politike e gatshme kurdoherë për të hyrë në beteja elektorale.

“Ne jemi gati në çdo moment për të shkuar në zgjedhje, kudo në Shqipëri, sa herë që është nevoja për t’u përballur me këdo që ka tezat e tij dhe beson tek ajo që është më e mira. Por ne e dimë se çfarë duhet, populli shqiptar e di çfarë duhet, cila është rruga e duhur për zhvillimin ekonomik të këtij vendi, kulturor, social dhe integrimin sa më të shpejtë në BE. Në emër të këtij integrimi dhe të asaj që kemi premtuar, jemi gati kurdo”, përfundoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026