“Akuza e montuar”, Zëdhënësi i fushatës së Belerit: S’ka flagrancë, po darkonte
Zëdhënësi i fushatës të Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli, ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euroneës Albania ku foli në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Himarës.
Dhuli e quajti arrestimin e Belerit të bazuar mbi akuza të montuara nga maxhoranca qeverisëse.
Ai hodhi akuza dhe mbi prokuroren e Vlorës, e cila bëri ngritjen e akuzës ndaj Belerit, të cilën e cilësoi si ish-vartësen e kryemninistrit Rama për shkak të punës si drejtuese e Kadastrës së Kavajës në të kaluarën.
Dhuli theksoi se arrestimi në flgrancë nuk qëndron, pasi në momentin e arrestimit Beleri ishte duke konsumuar ushqim në restorantin e tij në Himarë.
“Akuza është e montuar kryekëput nga a në zh. Prokurorja e cila ka montuar akuzën është ish-vartësja e Edi Ramës, drejtoresha e Kadastrës së Kavajës. Sot është prokurore e çështjes ndaj zotit Beleri. Prokurorja ka mburojën politike dhe institucionale të vëllai të saj, i cili është kryetar i Gjykatës së Vlorës. Se nuk janë kaq të thjeshta gjërat. Akuza ndaj Fredi Belerit, nuk ka asnjë provë. Si mund të thuash që është arrestuar në flagrancë një njeri që ishte duke ngrënë sufllaqe në restorantin e tij. Nuk ka kushte për flagrancë këtu”, tha Dhuli.
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik