Qëndrimi i Guardiolës në Angli, spanjolli premton besnikëri ndaj Manchester City
Manchester City po kalon sezonin më pozitiv në historinë 143-vjeçare të futbollit, ku një merita të veçantë ka arkitekti i kësaj skuadre Pep Guardiola. Spanjolli kërkohet me ngulm të qëndrojë edhe në sezonin e ardhshëm, por duket se situata është e ndërlikuar.
Hetimi ndaj The Cityzens në lidhje me shkeljet financiare është një kusht i panegociueshëm për 52-vjeçarin, i cili i kërkon gjykatës të shpejtojë vendimin.
Më tej, tekniku u pohoi fansave se nuk ka në plan të largohet.
Unë do të qëndroj te Manchester City sezonin e ardhshëm. Nuk po mendoj fare të largohem nga klubi. Po qëndroj dhe me 100 penalitete kundër nesh në Premier League, mos u shqetësoni.
Çfarë unë personalisht do të doja, është që Premier League ose gjykatat të merrnin një vendim sa më shpejt të jetë e mundur, sepse nëse kemi bërë një gabim, të gjithë do ta dinë.
Manchester City është shpallur kampion i Premier Leagues angleze, është në finale të kupës ndaj rivalëve të përjetshëm të qytetit, si dhe në Ligën e Kampionëve ku përballet me Interin.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West