Bie numri studentëve, INSTAT: 1/4 të diplomuar në “biznes, administrim dhe ligj”
Numri i të rinjve të diplomuar në universitetet shqiptare është në ulje të vazhdueshme.
Raporti i fundit i Institutit të Statistikave ka nxjerrë në pah se përgjatë vitit 2022 të diplomuarit ranë me 5,4% krahasuar me vitin 2021.
Në tre vitet e fundit numri i studentëve që marrin një diplomë bachelor apo master është në ulje.
E thënë me shifra, në vitin 2020 u diplomuan 32.889 studentë, në 2021 kjo shifër ra në 32.690 dhe në vitin 2022 kemi 30.910 të diplomuar, pra 1780 studentë më pak se në vitin paraardhës.
51,8 % e të rinjve të diplomuar në vitin 2022 i përkasin programeve bachelor dhe 41,9 % programit master.
Ekspertët e Institutit të Statistikave kanë nxjerrë në pah se 27,2 % ose më shumë se 1/4 e të rinjve të diplomuar i përkasin programeve “ Biznes, administrim dhe ligj”, për t’u pasuar me programet e “Shëndet dhe mirëqenie”.
Djemtë janë më të shumtë në numër kur flitet për programet që kanë të bëjnë më “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim”, duke zënë 21,3 % të të diplomuarve ndërsa vajzat dominojnë në programet që kanë të bëjnë më “Shëndetin dhe mirëqenien” .
Por ajo çfarë vihet re nga një vit në tjetrin, është se numri I të diplomuarve në degët, administrim, biznes, ligj apo shkenca sociale dhe gazetari po bie nga viti në vit, ndërsa kanë ardhur në rritje të diplomuarit në shkenca natyrore, matematikë, statistikë, teknologji e informacionit, komunikim, inxhinieri, prodhim dhe ndërtim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur