Pse Erdogan përmbysi sondazhet e zgjedhjeve, flet Ermal Kaleci
Ish-konsulli i Shqipërisë në Stamboll Ermal Kaleci i ftuar në Euronews Albania tha se sondazhet që nxirrnin si fitues Kemal Kilicdaroglu, ishin disi të fryra.
Sipas tij ky kandiat edhe pse nuk ka garuar më herët për president, ka humbur zgjedhje që nga viti 2011 përball presidentit aktual Recep Tayyip Erdogan dhe vendosja e tij dhe jo e një kandidati me frymë fituese si kandidat i opozitës, uli edhe entuziasmin në popullin turk.
“Doja të theksoja se u bë më shumë se 3 muaj që mediat nxirrnin kandidatin e opozitës në sondazhe mbi 57%. Kjo u duk sikur kandidati i opozitës do sillte një fitore dhe një ndryshim të madh në Turqi, por harruan që kandidati i opozitës ka që nga viti 2011 që humb çdo zgjedhje.
Si kryetar i opozitës ai ka humbur zgjedhjet parlamentare, bashkiake, dy referendume dhe kandidatura për president. Duhej një kandidat me frymë fituese, ndërsa kreu opozitar, e uli prtishmërinë në popull. Ndërsa sa u takon sondazheve, mendoj se kanë qenë të fryra”,-tha Ermal Kaleci.
LEXONI GJITHASHTU:
“Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj
I akuzuar si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama
Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
- 22:36 Momente tensioni në Kaliforni, surfisti shpëton paq nga peshkaqeni (VIDEO)
- 22:30 Neymar do të mungojë në ndeshjen e dytë të Brazilit në Kupën e Botës, shkak dëmtimi në pulpë
- 22:27 Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin: Kushedi si do rrotullohej Mit’hat Frashëri kur të shikonte këta dy
- 22:19 Netanyahu i zemëruar, aleatët dhe mediat e tij sulmojnë Trumpin për marrëveshjen me Iranin
- 22:18 Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për të ruajtur vrullin
- 22:17 “Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat