“I hynin policët në klasë”, Shehu- Bushatit: E vërteta e mbylljes së shkollave turke

24 Maj 2023 | 22:45

Mbyllja e shkollave turke në Shqipëri u bë shkak debati mes analistit Redi Shehut dhe gazetarit Andi Bushati në emisionin “Now” në Euronews Albania.

Bushati tha se mbyllja e shkollave u bë për shkak të shantazheve të presidentit Erdogan dhe kërkesës së tij për të mbyllur të gjitha shkollat guleniste në Shqipëri. Ai madje tha se që ato të mbylleshin është ushtruar terror me policë dhe tatimorë në shkolla.

“Jo janë mbyllur, kanë shkuar  i kanë terrorizuar nxënësit që të mbyllnin shkollat. Po ti vësh shantazhin e policisë, shantazhin e tatimeve, prokurorinë. Janë fakte këto. Nxënësit e shkollave fillore u janë futur policët dhe tatimorët në klasë.

Shkollat janë mbyllur menjëherë edhe fillorja edhe shkolla e femrave, e madje edhe justifikimi i ministres ka qenë se këto shkolla nuk përmbushnin kushtet teknike jo se nuk përmbushnin kushtet e shitjes. Dhe u kujtuan për kushtet teknike vetëm pasi i shantazhoi Erdogani nga tribuna e Parlamentit shqiptar”,-tha Andi Bushati.

Nga ana tjetër analisti Redi Shehu tha se shkollat nuk janë mbyllur, por ato janë shitur. Ai madje tha se në kohën kur po bëhej debati për mbylljen e tyre, disa ambasadorë kanë shkuar për të parë problemin nga afër, por kur u është paraqitur kontrata e shit-blerjes janë larguar.

“Unë nuk di që ka fakte se njerëzit janë kërcënuar me polici. I kanë shitur shkollat. Mesa di unë, kanë shkuat disa ambasadorë atje, por u është treguar kontrata e shitjes dhe kanë mbyllur gojën e kanë ikur, se nuk mund të thuash ua kanë mbyllur shkollën kur ata e kanë shitur”,-tha Redi Shehu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026