Kardiologu: Gratë merren më pak seriozisht nga mjekët për ankesat e tyre…
Mjeku kardiolog Indrit Temali tha se shpesh herë gratë nuk merren shumë seriozisht nga mjeku, kur ato tregojnë për shqetësimet e tyre me zemrën.
I ftuar në “Good Moorning Albanians”, ai tha se kjo ndodh për dy arsye, e para se në përgjithësi gratë ankohen më shumë se burrat dhe e dyta se simptomat klinike që ato shfaqin nuk janë aq tipike sa ato që shfaqin burra, gjë që çon në vonesën e diagnostikimit.
Megjithatë ai tha se studimi i fundit, i cili tregon rrezikun e lartë që gratë kanë për t’u bërë pre e atakut kardiak tregon se mjekët duhet të jenë gjithnjë të vëmendshëm ndaj ankesave të tyre.
“Femrat kanë shpesh ankesa jo tipike, në kuptimin që nuk e kanë klinikën klasike që tregojnë meshkujt, kjo bën edhe që edhe mjeku të vonojë në diagnosë. Dhe paraqitja e grave te mjeku, nuk merren shumë seriozisht.
Njihet një term “ankesat e grave”, gratë ankohen më shumë dhe mendohet se është thjesht një shqetësim i radhës. Ndaj ankesat e tyre nuk merren shumë seriozisht nga mjeku, familjarët, deri te hallka më e fundit që është kardiologu”,-tha mjeku kardiolog Indrit Temali.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec