“Zarfi, simboli zi i blerjes së zgjedhjeve”, Berisha: 683 mijë pensionistë u paguan

26 Maj 2023 | 12:52

Ish-kryeministri Sali Berisha ngriti edhe një herë akuzat për shit-blerje votash nga qeveria për zgjedhjet e 14 majit.

Ai tha në konferencën e përjavshme për mediat, se zarfi ishte simboli i zi i zgjedhjeve. Ai tha se 683 mijë pensionistë të cilët votuan kishin marrë më herët para në zarf nga qeveria.

“Në raport me votën, të garantoj se dhunimi i votës ka qenë disa kate më i madh në këto zgjedhje se kurrë më parë. Këto zgjedhje si kurrë më parë u dërgua zarfi. Zarfi është ikona, simboli zi i blerjes së këtyre zgjedhjeve.

Një qeveri nuk ka asnjë vështirësi për të blerë zgjedhjet, duke mos përdorur paratë e pista, por paratë e buxhetit të shtetit. 683 mijë pensionistë morën bonusin zarf, nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk mund të ndodhë kurrë.

Këto zgjedhje janë shumë më keq se në vitin 2001. Janë rritur rrogat në mes të fushatës elektorale. Prandaj nuk duhet të krahasojmë të pakrahasueshmen. Të tjerat janë duke ardhur. Këto janë aspekte. Por këto aspekte i bëjnë këto zgjedhje të pashembullta”,-tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026