Përshkallëzohet situata në Veri, digjen makina. Reagon presidenca e Kosovës

26 Maj 2023 | 14:17

Është agravuar situata në veri të Kosovës, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët janë kundër kryetarëve të rinj të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe.

Së fundmi shefi i kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka ndarë një video ku shihet një makinë duke u djegur ndërsa shkruan se strukturat kriminale të Serbisë kanë marrë urdhër për përshkallëzuar situatën në terren. Mësohet se makina e djegur i përket një punonjësi të policisë së Kosovës.

Ai shton se Serbi do të mbajë përgjegjësi për përshkallëzimin e situatës në veri.

“Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren. Protestues “paqësor” që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendit. Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”- shkruan ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026