Të shtëna e gaz lotsjellës, agravon situata në veri të Kosovës, gazetari jep detaje
Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë qytetarët e mbledhur para komunës në Zveçan, komunë me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit.
Gazetari Kosovë Gjoci ka bërë me dije se gjatë përplasjes së protestuesve me policinë ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Protesta po zhvillohet kundër kryetarëve të rinj të zgjedhur në komunat veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe, u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.
Ndonëse thanë se, së shpejti, do të nisin punën në komuna nuk ishte e qartë se kur do të ndërmerrej një hap i tillë.
Në të katër komunat me shumicë serbe në veri u dëgjuan fillimisht sirena alarmi, ndërkohë që para komunave Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq u mblodhën edhe qytetarë.
Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës u mbajtën më 23 prill, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave nga radhët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Kjo parti e kundërshtoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.
Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 16:08 Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore
- 16:01 Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës
- 15:50 Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar
- 15:43 Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore
- 15:40 40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve
- 15:35 Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Edison Memollën