Nis tubimi masiv i Vuçiç! Me mijëra serbë në rrugët e Beogradit…

26 Maj 2023 | 19:29

Në qendër të Beogradit, të premten mbahet tubimi i organizuar nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, në kohën kur, me ftesën e opozitës, dhjetëra mijëra njerëz po protestojnë ditëve të fundit, të pakënaqur me reagimin e qeverisë ndaj vrasjeve masive që tronditën vendin.

Sipas gazetarëve të Radios Evropa e Lirë (REL), më pak se një orë para fillimit të tubimit, platoja para Kuvendit Popullor ishte mbushur plotësisht me njerëz.

Gjatë ditës në Beograd kanë arritur qindra autobusë nga qytetet e Serbisë, por edhe nga vendet përreth, me të cilët kanë arritur mbështetësit e SNS-së.

SNS-ja e quajti tubimin “Serbia e shpresës”, ndërsa thirrjen për të marrë pjesë në të e bëri presidenti i Serbisë dhe lideri i SNS-së, Aleksandër Vuçiç, përmes deklaratave të tij.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026