Rama tur falënderimi në Durrës: 14 maji historik, qytetarët kanë pritshmëri të mëdha

26 Maj 2023 | 20:30

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e së premtes një tur falenderimi në Durrës pas fitores së PS në këtë bashki në zgjedhjet e 14 majit.

Rama u shpreh se rezultati i 14 majit ishte historik për Partinë Socialiste, ndërsa shtoi se kjo është një barrë shumë e madhe që qytetarët iu kanë dhënë për të çuar përpara zhvillimin e vendit.

“Arritëm të marrim rezultat historik për partinë sepse për herë të parë pas 20 vjetësh PS është forcë e parë në këshillin bashkiak të Durrësit dhe në shumë vende të tjera, jemi bërë forcë e parë në këshillin bashkiak edhe në Shkodër e Tropojë. Kjo është një barrë shumë e madhe. Fakti që ne marrim rezultatin më të mirë historik në zgjedhjet vendore, është shprehje e një pritshmëri shumë të madhe, por jo e një kënaqësie të madhe e njerëzve me punën tonë. Njerëzit na mbështesin, por presin akoma më shumë. Do ishte gabim që ta merrnim këtë votë si kënaqësi”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026