Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, palët ende larg pajtimit

27 Maj 2023 | 09:36

Kosova dhe Serbia janë ende larg pajtimit për zbatimin e marrëveshjes bazë dhe aneksit të saj. Nga Qeveria e Kosovës thonë se kanë dorëzuar komentet për propozimin e ndërmjetësit të dialogut, Miroslav Lajçak për zbatimin e marrëveshjes, por theksojnë se pala serbe nuk është konstruktive për të ecur tutje në zbatimin e ujdisë së dakorduar.

Në partinë në pushtet theksojnë se marrëveshja duhet të zbatohet në tërësi dhe s’duhet të ketë diferencim për zbatimin e nenit shtatë, ku flitet për vetëmenaxhim. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian nuk komentoi pyetur nga KosovaPress, se si do të bëhet sekuencimi dhe metodologjia për zbatimin e marrëveshjes pas pranimit të komenteve të palëve.

Nga zyra e zëvendëskryeministrit, njëherësh kryenegociatorit për dialog, Besnik Bislimi theksojnë se Qeveria ka dorëzuar komentet e veta për dokumentet e propozuara për zbatimin e marrëveshjes dhe se tani janë në pritje sa i përket takimit të radhës për diskutimin e tyre.

Zbatim të marrëveshjes në tërësi kërkon edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, i cili thotë për KosovaPress se Bashkimi Evropian nuk duhet të insistojë që neni shtatë të zbatohet i pari, por duhet në mënyrë të planifikuar dhe sekuencuar të zbatohet e tërë marrëveshja.

Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi i bënë thirrje kryeministrit Kurti që të shkojë të raportojë në Kuvend për zbatimin e marrëveshjes bazë me Serbinë.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen bazë më 27 shkurt në Bruksel dhe janë pajtuar për aneksin e zbatimit të saj më 18 mars në Ohër, megjithatë, palët ende nuk kanë gjetur pajtueshmëri për planin e zbatimit të marrëveshjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026