Marketingu në Google Ads, eksperti: Përjashtimi i gjuhës shqipe penalizon bizneset
Google ka penalizuar gjuhën shqipe nga platformat Google Ads dhe Adsense.
Elton Heta, IT dhe zhvillues rrjeti, është nismëtar i peticionit ndaj Google që gjuha shqipe të mos penalizohet dhe të jetë pjesë e platformave Google Ads dhe Adsense.
Në një intervistë për Euronews Albania, Heta tregoi Google Ads është platformë që mundëson çdo individ a kompanie të reklamojë biznesin në çdo platformë që ka kontakt me Google. Këto platforma janë ndërmjetësi mes Google dhe kompanisë.
Ai tha se që nga viti i shkuar ka iniciuar një peticion që i kërkon Google të kthejë shqipen në këto platforma.
“Deri në 2012 Shqipëria ka qenë pjesë e tyre, por që nga ky vit pa asnjë arsye nga Google gjuha shqipe u hoq. Nëse një shqiptar do të reklamojë një produkt në Google nuk mund ta bëjë në gjuhën shqipe. Bizneset kanë humbje të mëdha, edhe në shitje, e kufizon që produkti të arrijë te audienca e synuar. 1 vit më parë peticioni lindi për shkak të problematikës që hasja çdo ditë në punë, të gjitha gjuhët e rajonit janë pjesë. Kemi arritur 5100 firma virtuale të change.org, një nga platformat më serioze”, tregoi eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
Artan Hoxha zbulon të dënuarin në qelinë e luksit
Skandal në burgun e Peqinit! Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia si hotel me 7 yje
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 20:04 Dalin pamjet, protestuesit ndjekin të riun me pitbull pas përplasjes verbale
- 19:43 Incident në protestë, i riu me pitbull ofendon influenceren dhe protestuesit, ata i vihen në ndjekje
- 19:24 SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
- 19:10 Rama u përgjigjet protestuesve për Zvërnecin dhe Sazanin: Po ju mashtrojnë, ju ftoj të verifikoni faktet
- 19:05 Me pankartë në dorë, gruaja ndalohet të hyjë në aktivitetin e Ramës (VIDEO)
- 18:47 Rama veçon Fatos Nanon: Mbetet për mua vlerësim i veçantë! Nuk pretendoj se i nuk i kam hyrë kujt në hak