Senati kundër shkrirjes së Studimeve Albanologjike: Rrezikojmë t’i humbasim

27 Maj 2023 | 17:21

Vendimi për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike është kundërshtuar nga senati i akademisë.

Në një konferencë të mbajtur ata janë shprehur se nuk ishin vënë në dijeni të këtij fakti si dhe një vendim i tillë është kundër ligjit.

“Nuk mund të ndërpritet vijimësia e punës së rektorit, vetëm në raste të jashtëzakonshme. Për një normalitet, kjo është në kundërshtim me rregullat… Nuk jemi përpara një fakti të kryer, jemi në procedurë, pasi Këshilli i Ministrave ende nuk ka vendosur. Ne mendojmë se nuk ka humbur arsyeja. Në punojmë në këtë fushë për të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë”, thotë Luan Përzhita, rektor i Akademisë së Studimeve.

Senati u shpreh se një vendim i tillë nuk i shërben askujt, madje kjo gjë rrezikon të mos ketë më studime albanologjike.

“Ne nuk na është vënë kurrë në dijeni relacioni sesi do të zhbëhet ASA. Thuhet që është në përputhje me frymën e ligjit të arsimit të lartë. Unë i bëj thirrje kujtesës sime, që si ish-deputete e kam kaluar nëpër duar atë ligj, por merita më e madhe e atij ligji ishte se ishte europian”, shprehet Ledi Shamku Shkreli, gjuhëtare.

Këshilli i Ministrave ka formuluar një projektvendim për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe transferimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve të saj tek Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Sipas projektvendimit, që pritet të firmoset nga kryeministri Edi Rama, të gjithë institutet në varësi të Akademisë së Studimeve Albanologjike do të shkrihen dhe do t’i bashkëngjiten Akademisë së Shkencave, e cila merr po ashtu të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme.

Anëtarët e senatit të institucionit kanë kundërshtuar projektvendimin dhe kanë deklaruar se do të ndërmarrin të gjithë hapat ligjorë për mos ta lejuar diçka të tillë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026