“E nisa me qofte, sa bleva ekspresin”- Ladi i Barcelonës rrëfen rrugëtimin në biznes
Vladimir Zhuli, ose siç shumëkush e njeh si Ladi, rrëfeu në Real People në Euronews Albania vështirësitë në ngritjen e një prej lokaleve më të njohur të Tiranës dikur, lokal Barcelona.
Zhuli u shpreh se rrugëtimin në biznes e nisi pas rënies së komunizmit, përmes një qoske ku shiste qofte dhe pasi krijoi kapitalin e parë ekonomik, mundi që në vitin 94 të hapte lokalin e tij.
“U bënë 29-vjet që punoj në këtë fushë. Ndërmarrja filloi të shpërbëhej, por unë e kapa situatën, bleva kabinën e rojes në ndërmarje. E bleva 4 mijë lekë të vjetra që ishte rroga e 15 ditëve. Kabina ishte nja 2 metra me 1 metër e gjysmë e gjerë. E vendosa pranë Drejtorisë së Policisë. Bashkë me vëllain shisnim qofte, rakinë e kishim tonën se prodhonim në shtëpi me kuintalë. E vendosa aty se aty ishte lagjja ime dhe ishim rritur. Ishte koha që qofte bëheshin dhe qentë dhe macet por ne duke na njohur kishin besim dhe vinin. Unë kisha çunin 3-4 vjeç, unë merrja qoften dhe ja jepja të hante që të tregoja që ne bënim qofte me mish të mirë. Arritëm shisnim deri në 1 mijë qofte, grija deri në 80 kilogramë mish në ditë. E mbajtëm deri në 94-ën dhe bazën ekonomike që krijova doja të bëja një local. Mblodha 22 milionë me paratë e atëhershme.
3-4 lokale kishte Tirana në atë kohë dhe unë doja të bëja diçka. Bleva një ekspres në Itali, rreth 3500 dollarë, pastaj bleva karriget dhe tavolinat dhe akoma nuk e kisha gjet lokalin. I bija Tiranës vërdallë dhe gjeta një vend te Akademia e Arteve, bleva një skelet 11 mijë dollarë dhe ndërtova një nga lokalet më të bukur aty”, tha Zhuli.
LEXO GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh