Shqiptari përplaset për vdekje në vizat e bardha në Itali, sapo festoi maturën
Kevin Murataj është 19-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë në mënyrë tragjike në Itali mesnatën e 26 majit. I riu u përplas për vdekje nga një makinë teksa po kalonte rrugën në zonën e Lignano Sabbiadoro, Udine.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 19-vjeçari sapo kishte dalë nga piceria së bashku me 8 shokë e shoqe të klasës dhe 2 mësues, kur u përplas në vijat e bardha nga një makinë që drejtohej nga një 21-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30. Ai u transportua menjëherë drejt spitalit, por goditja kishte qenë e fortë dhe i riu humbi jetën pa arritur në spital.
Të rinjtë ishin nisur drejt diskotekës për të vijuar festën për përfundimin e maturës. Kevin Murataj punonte si kamarier fundjavave ndërsa ëndërronte të vazhdonte edhe universitetin, ëndërr kjo që mbeti e parealizuar.
Kevin la pas prindërit, Alketin dhe Elisabetën si edhe dy vëllezërit e tij më të vegjël. Prindërit e tij, janë shprehur se nuk i dinë rrethanat e ngjarjes, ndaj ata përpiqen mos ta fajësojnë 21-vjeçarin që ishte në timon dhe që i mori jetën djalit të tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur