QUINT: Kosova të mos ndërmarrë masa të reja për hyrje me forcë në ndërtesat komunale
Shtetet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian thanë se presin që Qeveria e Kosovës të mos ndërmarrë asnjë masë të re “për hyrje me forcë në ndërtesat” komunale në veri të Kosovës.
QUINT përësriti deklaratën e 26 majit, kur dënoi vendimin e Kosovës “për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri, pavarësisht thirrjeve tona për përmbajtje”.
“Në këtë kontekst, QUINT-i dhe BE-ja presin që Qeveria e Kosovës nuk do të ndërmarrë asnjë masë të re për hyrje me forcë në ndërtesat e Komunës së Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit. Kryetarët e zgjedhur duhet po ashtu të tregojnë përmbajtje dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të treguar përkushtimin e tyre dhe përgjegjësinë për të përfaqësuar dhe për t’iu shërbyer të gjithë anëtarëve të komuniteteve të tyre”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian të lëshuar më 28 maj, raporton REL.
Më 26 maj, grupe të serbëve lokalë kundërshtuan shkuarjen në zyra të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
Kryetarët e rinj u shoqëruan nga Policia e Kosovës, e cila u përlesh me grupet e serbëve. Gjatë përleshjeve, forcat policore përdorën shok-bomba dhe gaz lotsjellës, ndërkaq serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të forcave të rendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda