Von Cramon: Situata në Veri mund të parandalohej, të gjendet zgjidhje

29 Maj 2023 | 12:24

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon foli për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se situata që është krijuar në Veri mund të parandalohej ndërsa theksoi se duhet të gjenden zgjidhjet e duhura deri në në zgjedhjet e ardhshme.

Mes tjerash ajo theksoi se nuk ishte e duhur vendi i betimit të kryetarëve të rinj të zgjedhur në komunat serbe duke nënvizuar se situata e krijuar është larg qëllimit të Kosovës.

“Pyetja a ka mundur të parandalohej kjo me një mos përpjekje për të mos hyrë atje. Duhet të gjenden zgjidhje të mençura, nga tani e deri në momentin kur të bëhen zgjedhjet e ardhshme. Për mua një formë e qeverisjes së mirë do ishte ndryshe se sa të hyhej atje me forcë. Mendoj se ka qenë e mençur që procedura e betimit të kryetarëve të mos mbahej brenda objekteve  të komunave. Ajo që ndodhi nuk ishte në përputhje me atë që duam të arrijmë. Ne duam mbështetje nga të gjitha palët”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026