Veliaj në turin e falënderimeve: Do shtojmë investimet në zonën e Astrit

29 Maj 2023 | 16:18

Turi i falënderimeve për fitoren e 14 Majit, është ndaluar në zonën e Astirit. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj, në fjalën e tij, u shpreh se zhvillimet në këtë zonë, do të vijojnë, pavarësisht atyre që duan të mos pranojnë të vërtetën.

“E kam zemrën me shumë mirënjohje për secilin prej jush. E keni vënë re, pala tjetër po kërkon kush e ka fajin në televizor, kurse ne shkojmë njësi më njësi duke vlerësuar këdo që dha kontribut dhe meriton mirënjohje. Kjo është diferenca e madhe! Edhe kur bëjmë fushatë jemi ndryshe, edhe kur bëjmë falënderimet jemi ndryshe nga ata”,-tha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Çerdhja e parë, ishte një nga shumë investimet e bëra në këtë zonë, të cilat kishin mbetur të bllokuara. Kreu i Bashkisë tha se në mandatin e ri, do të jenë në foksus investimet për infrastrukturën arsimore dhe atë rrugore.

 “Sot jemi në një situatë ku kemi zgjidhur shumë problematika, por kemi ende shumë për të bërë. E filluam me çerdhen e parë, por duhet të vazhdojmë me shkollat e reja. Kemi bërë autostradën, kemi bërë unazën, kemi bërë aksin kryesor të Bulevardit “Migjeni”, por kemi pafund xhepa për të bërë. Parimi është: kush i bën 99 punë, mund të bëjë edhe 100 punë… Ju jam shumë mirënjohës dhe mezi pres që në 4 vitet e ardhshme të bëjmë diçka që do transformojë komplet këtë njësi”,-tha kryebashkiaku Veliaj.

Veliaj u ndal dhe teka ta që nuk patën besim tek Partia Socialiste, duke ja dhënë votën kundërshatrit, duke thënë se nuk do të kenë ndryshime midis qytetarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti socialist: Nesër nuk kemi antimiting, por festën e 35-vjetorit të PS-së

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, deklaroi se aktiviteti që do të zhvillohet në Tiranë me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste nuk...
22:30 | 11/06/2026

Deputeti i PS për Berishën: Nuk kemi asnjë arsye ta komentojmë këtë çështje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, u shpreh se çështja e statusit “non grata” të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk përbën një lajm...
22:05 | 11/06/2026

Gazetari tregon elementët: Pse deklarata e DASH për Berishën është më shumë se një çështje vize

Gazetari Bledian Koka e konsideroi si një zhvillim me rëndësi të veçantë deklaratën e ardhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Euronews lidhur me statusin...
21:43 | 11/06/2026