“Kurti është superior ndaj presidentit serb”, Spartak Ngjela: Vuçiç do rrëzohet
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Euronews Albania tha se Albin Kurti në këtë rast është shumë i ngjashëm me presidentin Ukrainës, Zelenskyn pasi Vuçiç po e kërcënon.
Nga ana tjetër Ngjela tha se presidenti i Serbisë po përballet me revolta shumë të mëdha, pasi e djathta serbe i ka dalë kundër duke parë dështimet e tij. Sipas Avokatit Vuçiç do të rrëzohet pasi mënyra si po operon është kundër perëndimit.
“Atij po i bëjnë revolta të mëdha, Vuçiç do rrëzohet sepse mënyra se si po operon është kundër perëndimit. Kundër perëndimit, ata vdesin. Rusia është në krizë, se mban dot. Ne na intereson të rrijë Vuçiç deri sa ta shkatërrojë, se ku gabon. E djathta i ka dalë kundër se e shikon që ky i ka hipur kalit të dështimit dhe po përpiqet ta ndalojë,”-tha Spartak Ngjela.
I pyetur se si e shikon vijimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, Ngjela tha se ai dhe të gjithë analistët e shikojnë Albin Kurtin superior pasi sipas tij Vuçiç do që të bëjë Kosovën një federartë serbo-shqiptare dhe këtë gjë nuk e pranon askush.
“Analistët serioz që kam lexuar unë në bisedimet e tyre superior nxirrnin Kurtin. Të gjithë ekspertët normal thanë se është superior edhe unë kështu mendoj. Unë shikoj se kush është superior në bisedime. Vuçiç do që të bëjë Kosovën një federartë serbo-shqiptare. Po kush e pranon këtë?”-tha avokati Ngjela
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë