“PS-ja në 96′-tën shpëtoi se ndenji krah Nanos”, Koka: Këta duan të heqin Berishën
Gazetari Bledi Koka kujtoi në “Now me Erla Mëhillin” se si në vitin 1996 Partia Socialiste pati një nga momentet e saj më kritike, siç po ndodh me PD-në sot dhe e vetmja formë se si dolën nga ajo krizë ishte duke qëndruar krah liderit historik që ishte Fatos Nano.
Sipas tij Partia Demokratike nuk po gjen zgjidhje sepse po largohet nga lideri i saj historik që pa dyshim është Sali Berisha.
“Mendoj që ka vend për pajtim, mendoj që palët duhet të negociojnë me njëra tjetrën, por ajo që shoh unë është se mënyra se si një grup i Partisë Demokratike përdorin të gjithë mekanizmat që e pengojnë këtë lloj bashkimi me një gjuhë refraktare.
Unë mendoj që Jorida Tabaku është një prej tyre sepse që nga mënyra ‘të largohet ky, të afrohet ai, t’i hapet rrugë këtij, të na hapet rrugë neve se neve kemi bërë betejën për këtë’, kjo nuk është forma. Zoti Gazment Bardhi i cili shikohet si një realitet i ri politik ka për momentin çelësat e asaj që quhet Partia Demokratike zyrtare. Kam parë komunikimet e tij dhe është shumë më i egër se para zgjedhjeve të 14 majit, që do të thotë se këta nuk duan të pajtohen,” – u shpreh Koka.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës