Hala: Ja sa është niveli i duhanpirjes tek të rriturit dhe adoleshentët në Shqipëri

31 Maj 2023 | 09:15

Romina Hala, specialiste e Shëndetit Publik tregoi për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se niveli i duhanpirjes tek të rriturit në Shqipëri është 24%, ndërsa tek adoleshentët është 4.4%.

Ajo tha se ky rezultat është pjesë e një studimi që bëhet rregullisht dhe shtoi se po nga të njëjtat studime vihet re se ka një ulje të përdorimit të cigares tradicionale.

“Te cigaret ka një rënie tek të rinjtë, edhe tek adultët ka një rënie, por është disi më e lehtë. Është një rënie e qëndrueshme që vazhdon të jetë dhe shpresojmë të jetë e tillë. Format alternative, pra cigaret elektronike janë futur vitet e fundit dhe nuk mund të japim një statistikë të saktë,” – u shpreh Hala.

Çdo vit në 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët organizojnë Ditën Botërore kundër Duhanit.

Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell përdorimi i duhanit, si dhe ndërmarrja e politikave efektive me qëllim uljen e përdorimit të tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024